Policia dhe Emergjencat Civile mundën të shpëtojnë tre barinj që ndodheshin në rrezik jete në një stan në zonën e Darzesës.

Ujrat rrethuan gjithë zonën ku ata qëndronin duke marrë para bagëtitë, por duke rrezikuar edhe vetë jetën e tyre.

Sipas policisë, të shpëtuarit janë shtetasit Sazan Memlika, Rakip Zeraj dhe Elidon Zeraj, ndërkohë ata thonë se është ende një i katërt.

Mëngjesin e sotëm barinjtë i bënë thirrje policisë, por edhe duke kontaktuar mediat për të kërkuar ndihmë. Pas disa orëve, varkat e shpëtimit mbërritën pranë tyre dhe aktualisht ata ndodhen të sigurtë në tokë.

Top Channel