Në prononcimin e tij të parë për situatën e krijuar nga përmbytjet në
jug të vendit, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një mesazhi në Twitter
thotë se “Moti i terbuar na ka vene perpara nje sfide te rende por te
gjitha strukturat po pergjigjen me efiçence te plote”.

Sakaq Rama ka paralajmëruar se ai do të shkojë vetë në terren për të parë situatën në qytetet e Fierit dhe Vlorës mesditën e të hënës.

Situata në jug të vendit është duke u rënduar gjithmonë e më shumë për shkak të përmbytjeve. Reshjet e shiut rrisin në çdo orë nivelin e lumit Vjosa që ka arritur në shifra rekord në këto 50 vitet e fundit.

Janë me mijëra personat që kanë lënë banesat e tyre ndërsa dhjetëra persona kanë kërkuar ndihmën e policisë, ushtrisë dhe emergjencave civile për të shpëtuar veten.

Top Channel