Japonia, e famshme për macet Hello Kitty, përveç aksesorëve të shumtë me
dizajnin e tyre, si çanta, bluza, mjete didaktike, e te tjerë, tashmë
ka nxjerrë në treg edhe lentet e kontaktit.

‘Hello Kitty Princess Lens’, janë lente kontakti pak më të mëdha se normalet, me një diametër prej 19 milimetër.

Deri më tani fabrika ka prodhua dy lloje të ndryshme lentesh. Njëra palë ka në sfond fytyrën e Hello Kitty dhe pjesa e irisit është e zbuluar.

Modeli tjetër e ka të gjithë sipërfaqen e lentes të vizatuar. Përveç hundës së maces aty gjendet edhe zemrat, e lulet, të cilat janë detaje shtesë të produktit.

‘Hello Kitty Princess Lens’, janë të disponueshme në ngjyrat, blu, e zezë, kafe dhe jeshile, por nuk mungojnë as lentet me ngjyrë të kuqe, violë e çokollatë.

Klientët duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e tyre. Në lentet me ngjyrë të errët, dizajnët e maces nuk vihen re.

Top Channel