Dëmtohet ujësjellësi i Elbasanit

02/02/2015 00:00

Dëmtimi i tubacionit të ujit të pijshëm që ndodhej mbi uren e lumit
Shkumbin ka lënë pa ujë rreth 2 mijë familje në qytetin e Elbasanit.

Ura e vjeter mbi lumin Shkumbin u shemb per shkak te prurjeve te shumta te lumit. Ndermarrja e Ujesjellesit eshte duke punuar per riparimin e ketij defekti. Sipas drejtuesve te ndermarrjes eshte punuar gjate gjithe nates dhe do te vijoje puna deri ne shtirjen e re te ketij tubacioni megjithese moti i keq veshtireson punen.
 
Serish ne Elbasan shembja e rruges Elbasan-Gjinar ka izoluar 10 mije banore. Rruga eshte demtuar dy vite me pare dhe ka vijuar shembjen, por sot ajo eshte bere e pakalueshme per mjetet dhe e rrezikshme edhe per kembesoret. Kjo rruge eshte i vetmi aks qe lidh kete zone me rrugen nacionale. Banoret e zones thone se kane patur mjaft emergjenca shendetesore dhe e kane bere transportin vetem me krahe.

Shembja ka ndodhur ne fshatin Shelcan dhe pas shume ankesash te banoreve dhe drejtusve te pushtetit vendor, asnje zgjidhje nuk eshte dhene.

Top Channel