Basha: Portali, paradë qeveritare

02/02/2015 00:00

Prezantimi i portalit online për denoncimin e korrupsionit u cilësua nga
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si një paradë qeveritare,
në një kohe kur Shqipëria ndodhet nën uje.

“Parada anti-korrupsion është një shfaqje e shpifur, ku ministrat e akuzuar për korrupsion, klientelizëm, për emërime të zyrtarëve me precedentë penalë, për favorizime të firmave të vëllezerve, fisit dhe klientëve ironikisht kërkojnë që të denoncohet korrupsioni tek ata”- thuhet ne postimin e kreut te opozites.

Sipas zotit Basha “asnjë zyrtar i lartë nuk ka shkuar para përgjegjësisë penale dhe se çdo rast i denoncuar publikisht është marrë në mbrojtje qeveritare. Kreu i opozites thote se kjo ndodh per shkak se “vete dyshja Rama-Meta është simboli, mburoja dhe garancia e korrupsionit politik”.

Top Channel