‘Fifty Shades of Grey’, 20 minuta seks në 100 minuta film

02/02/2015 00:00

‘Fifty Shades of Grey’ do të ketë më shumë skena seksi sesa 100 filmat më “pikantë” të vitit 2014 të marra së bashku, duke e bërë atë filmin më erotik të dekadës.

Filmi që do të shfaqet për herë të parë në Shën Valentin do të ketë rreth 12 skena seksi që do të përbëjnë 20 minuta nga 100 që zgjat i gjithë filmi.

‘Fifty Shades of Grey’ është një nga filmat më të shumëpritur të vitit dhe traileri i tij është parë rreth 45 milionë herë në Youtube.

Top Channel