Epidemia në Itali, mjekët: Eshtë grip vërtet i rëndë

02/02/2015 00:00

38 grade temperatura, hunde e bllokuara, dhimbje fyti, kolle, dhimbje
muskulare, lodhje. Nuk është thjesht rrufe, është grip i mirëfilltë dhe
aspak i lehtë.

Gripi i vertet godet me rralle nga sa mendohet, mbase nje duzine heresh ne jete, por kur ndodh ama nuk eshte aspak nje semundje banale. Ky eshte mendimi i mjekeve italiane, te cilet duken te bindur ne pohimet e tyre per “Corriere della sera-n” se me e keqja nuk ka mberritur ende dhe se pikun e tij, ky sezon do ta kete diku nga mesi i shkurtit.

Deri tani, sipas Institutit te Larte te Shendetit ne vendin fqinj, gripi ka mberthyer ne shtrat 1,4 milione italiane, 350 mije nga te cilet vetem ne javen e dyte te 2015-tes.

Po cfare virusi eshte aktualisht ne qarkullim? Agresivitetin e veçante te shkaktarit te kesaj epidemie e deshmon qarte shtimi i rasteve te te semureve. Ekspertet e lidhin me AH1N1-shin, por jo pa theksuar se tani qe virusi njihet nga autoritetet e shendetesise, ai eshte perfshire tek vaksinat ne perdorim.

Megjithate, Ah1N1-shi nuk eshte i fajesuari i vetem per kete situate. Nga sa pohon e perditshmja italiane, ne Shtetet e Bashkuara dhe Europen e Veriut po perhapet edhe AH3N2-shi, nje variant i ri i virusit, i cili ka nje ndryshim te lehte nga ato cfare permbajne vaksinat e sivjetshme te gripit.

Ne Itali jane identifikuar disa raste me kete shtam te ri, edhe pse nuk jane shume. Zyrtaret vendas te shendetesise e kane shtuar vigjilencen  e thone se ajo cfare po ndodh aktualisht, eshte nje kembane alarmi. Nderkohe statistikat tregojne se perdorimi i vaksinave te gripit ne itali ka rene kete vit me gati 20%.

Top Channel