Mund të mendoni se të gjitha superjahtet janë njësoj, por Lidia Bersani ka krijuar jahtin e parë luksoz vetëm për femra. Me ngjyrë të bardhë dhe me gjatësi rreth 80 metra, superjahti është dizenjuar duke përdorur diamantë, ar dhe lule.

Me emrin La Belle (Bukuroshja), ky superjaht është menduar për femrat e pushtetshme të cilat nuk duan të jenë të ftuarat e miliarderëve, por të organizojnë vetë festat e tyre.

Në faqen e saj në internet, Lidia Bersani shpjegon: “Jahti është i ngrohtë dhe romantik. Dominon ngjyra e bardhë dhe e artë. Në brendësi është i mbushur me elementë shumë të rehatshëm.”

Në La Belle mund të flenë 12 të ftuar në 6 kabina luksoze. Gjithashtu ka edhe 5 suita të tjera për miqtë. Nuk mungon pishina me hidromasazh, sauna, jacuzzi, palestra, libraria me oxhak, salloni i bukurisë, disko, kinemaja dhe bari.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel