F1, Vettel kryeson testimet e Jerez-it

02/02/2015 00:00

Sebastian Vettel po përshtatet shumë mirë me Ferrarin dhe për të dytën ditë radhazi ka regjistruar kohën më të shpejtë në testimet që po zhvillohen në pistën e Jerez-it (Spanjë).

Piloti gjerman katër herë kampion bote në Formulën 1 realizoi 31 xhiro, ndërkohë që koha e dytë më e shpejtë është e kampionit aktual në fuqi, britanikut Lewis Hamilton, i cili me Mercedesin e tij zhvilloi plot 75 xhiro.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar ishte Ferrari që tregohej më e shpejtë me Kimi Raikkonen në pistë, por ishte Mercedesi njëvendëshja që xhironte më shumë dhe tani është pikërisht kjo ajo që vlen: kilometrazhi.

Koha e tretë më e mirë u regjistrua nga Max Verstappen (Toro Rosso). Pas holandezit, Nasr me Sauber, Bottas me Williams dhe Maldonado me Lotus. Më i ngadalti u tregua britaniku Jenson Button me McLaren-Honda.

Top Channel