Ministria e Brendshme në një njoftim paraditën e sotme bëri të ditur se
për shkak të prurjeve shumë të mëdha mund të shikohet edhe mundësia e
hapjes së portave të liqenit të Banjës.

Nderkohe nga kompania ‘Devolli Hydropower’ me ane te nje deklarate behet e ditur se diga eshte e sigurt. Monitorimi i vazhdueshëm i situatës përmes stacioneve hidrologjike është duke treguar një rritje prej 24 cm në orë ne nivelin e ujit.

Niveli i ujit, i matur mëngjesin e 2 shkurtit 2015 ishte në 140 metër mbi nivelin e detit, një kuotë e arsyeshme duke konsideruar reshjet e shumta. Ekipi Emergjencës në ‘Devoll Hydropower’ dhe kontraktori kryesor i saj janë në kontakt të vazhdueshem me Ekipin e Emergjencave Civile në Elbasan duke informuar ata rregullisht mbi nivelin e ujit në reservuarin e Banjes.

Top Channel