PD: Të ngrihet Shtabi Qendror i Emergjencës

02/02/2015 00:00

Partia Demokratike e konsideroi situatën e përmbytjeve të
papërballueshme, pavarësisht përpjekjeve të strukturave vendore. Për
këtë arsye opozita kërkoi ngritjen e Shtabit Qendror të Emergjencës,
ndërsa qytetarëve në zonat problematike u bëri thirrje të bashkëpunojnë
me autoritetet.

“Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjensës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, të mobilizojë të gjitha resurset për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të përmbytura, dhe të raportojë publikisht, në mënyrë periodike për gjendjen.U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e përmbytura t’u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim apo për masa të tjera sipas rastit.Degët lokale të Partisë Demokratike, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë janë në kontakt të përhershëm me banorët dhe do të bashkëpunojnë me autoritetet për të kontribuar në zgjidhjen e vështirësive.Jeta e qytetarëve dhe prona e tyre janë përparësi absolute”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Top Channel