Rruga Tiranë-Elbasan është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas katër
ditësh bllokim si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut në fshatin Ibë.

Hapja e rrugës u bë rreth orës 16:00 të ditës së sotme por Autoriteti Rrugor Shtetëror njofton se zona e rrëshqitjeve do të vazhdojë të jetë nën monitorim rigoroz me qëllim shpangjen dhe parandalimin e çdo rreziku të mundshëm.

Drejtori i ARRSH-së, Dashamir Gjika thotë se po punohet për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare jo vetëm për aksin e vjetër por edhe për projektin e ri të rrugës Elbasan-Tiranë. Ndërkohë rreth 30 shtëpi banimi të rrezikuara nga rrëshqitja e dherave në këtë zonë vazhdojnë të mbahen të evakuuara.

Top Channel