Ristani në zonat e përmbytura: Jeta dhe prona prioritet absolut

02/02/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike vizitoi këtë të hënë zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës.

Gjithashtu ai takoi banorët e prekur nga kjo situatë, duke u shprehur se gjendja është e rënduar pasi me dhjetëra banorë rrezikojnë jetën e pronat.

Ristani u kërkoi u kërkoi degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD të mbajnë kontakte të vazhdueshme me banorët dhe të informohen për gjendjen e tyre. Ristani kërkoi gjithashtu bashkëpunim të plotë me autoritetet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në vështirësi, pasi jeta e tyre dhe prona është prioritet absolut.

“Gjatë takimeve në Novoselë, u vu re se situate është dramatike dhe e papërballueshme. Kushtet e rrethanat kërkojnë domosdoshmërisht shumëfishimin e përpjekjeve dhe resurseve qeveritare”, tha ai.

Top Channel