Vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë

02/02/2015 00:00

60-70 për qind e ankimimeve në Gjykatën Kushtetuese janë kundërshtime të
proceseve gjyqësore në shkallë të ndryshme, që për të njëjtën çështje
kane dhënë vendime të ndryshme.

“Një proces sa më i drejtë, sa më i rregullt dhe ligjor çon në një numër më të paktë të ankimeve që vijnë për proces të parregullt ligjor në Gjykatën Kushtetuese, po ashtu edhe në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut. Sic e dini, në ast se pranohen ankimet, Shqipëria ka penalitete dhe deri më tani penalitetet deri më tani janë jashtëzakonisht të rënda”, thotë Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

“Në shumë hetime të Prokurorisë ndër vite, ka rezultuar se në rastet e pronave konfliktet kanë ardhur se e drejta pronësore nuk është zgjidhur drejt në Gjykata”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.

Duke mbajtur ne konsiderate keto statistika, Gjykata e Larte ka inicuar botimin e vendimeve, qe ne gjuhen e juristeve njihen si unifikuese.
Mbi bazen e  praktikes se 15 viteve te fundit,  keto vendime jane detyruese per shkallet e tjera te gjyqesorit, qe per çeshtje te njejta ose te ngjashme gjykatat jane te detyruara te japin te njejtin vendim. Per kreun e kesaj Gjykate, Xhezair Zaganjori, vendimet unifikuese do te ndikojne ne uljen e korrupsionit ne gjyqesor.

“Nëse ne deri para një viti kemi qenë me gjykime 8 vitë përpara, sot kemi arritur në vitin 2012/13, dhe ky është një sukses shumë i madh pavarësisht se numri i çështjeve vazhdon të shtohet”, tha Xhezair Zaganjori.

Per shkak se qytetaret ne nje gjykate kane gjetur te drejten dhe ne tjetren e kane humbur, si hapin tjeter te gjetjes se drejtesise kane pare Gjykaten e Larte, e cila vitet e fundit ka regjistruar mijera çeshtje dhe qe per shkak te ngarkeses ka zvarritur gjishtashtu edhe me vite gjykimet e tyre.

Top Channel