Gisele Bundchen feston fitoren me bashkëshortin

02/02/2015 00:00

Jashtë Shteteve të Bashkuara njihet më së shumti si bashkëshort i njërës prej modeleve më të famshme në botë dhe pak e dinë se ai është ylli i “New England Patriots”.

Tom Brady udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren 28-24 në finalen e madhe të SuperBowl ndaj “Siattle Seahawks” dhe në përfundim zgjodhi të ndajë momentet e gëzimit me bashkëshorten, Gisele Bundchen, djalin dhe nënën e tij.

Sportisi amerikan, përveç trofeut mori edhe një puthje pasionante nga bashkëshortja modele, e cila më herët postoi në Instagram një foto me fanelën numër 12, pikërisht numri që mban edhe bashkëshorti i saj në fushë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel