E hëna konsiderohet si dita më e keqe e javës, por duket se ka disa arsye përse “e urrejmë” këtë ditë. Pas një fundjave çlodhëse, shkëputur nga vrulli i punës, shkollës, zgjimi i së hënës mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë.

Nxitimi për të qenë gati në kohë, vrapimi nga krevati, kafja në dorë, përzgjedhja e veshjes, kontolli i e-mailit në telefon, të gjitha këto të tregojnë se fundjava ka përfunduar dhe je rikthyer në rutinën e rendjes së të hënës.

* Më së shumti, të hënën e marrim inat sepse vjen pas fundjavës. Nëse kalon një fundjavë të mrekullueshme pa kufizime kohore, të zgjohesh herët për të nisur punën mund të jetë shokuese.

* Një arsye shumë e shpeshtë është se nuk të pëlqen puna. Nëse është e kundërta, e hëna është një tjetër ditë, kur ti mund të bësh atë që do të bësh më shumë. Shumë njerëz e kalojnë gjysmën e ditës, duke shpresuar të mos kishte ardhur e hëna.

Por si ta nisësh javën mbarë dhe në mënyrë energjike? Fillimisht duhet identifikuar problemi. Duhet të pyesni veten se çfarë iua shkakton këtë gjendje.

* E hëna mund të kthehet në një ditë shumë stresuese, nëse nuk keni kryer siç duhet punët një javë më parë, sepse kështu dita do të nisë me shumë më tepër ngarkesë.

* Evitoni pagjumësinë dhe mos flini më gjatë se ç’duhet në fundjavë. Kjo do të dëmtonte shumë rutinën e gjumit tuaj dhe iu prish balancën.

* Ushqehuni shëndetshëm në fundjavë. Konsumoni ushqim në shtëpi, pavarësisht çfarë ndodh gjatë së shtunës e së dielës.

* Organizoni një fundjavë që t’ia vlejë dhe të mos jetë humbje kohe.

* Përgatit pasditen e së dielës veshjet dhe gjithçka, që do t’u duhet për punë apo shkollë. Kështu, të hënën në mëngjes nuk do jesh duke kërkuar, ku e ke lënë telefonin, portofolin, etj…

* Niseni të hënën në mënyrën e duhur: thoni gjithmonë “jam gati për këtë javë”, duke i dhënë kohë vetes. Zgjohuni pak më herët se zakonisht për t’u bërë gati pa nxitim. Përgatitni mëngjesin dhe ecni, nëse është kohë e bukur. Kjo do ta bëntë shumë të lehtë kalimin nga fundjava, në fillimin e javës së re.

Top Channel