“Power Rangers” vret mikun e tij me shpatë

02/02/2015 00:00

Një aktor i serisë televizive “Poëer Rangers” u arrestua në Kaliforni nga policia amerikane pasi dyshohet se ka vrarë me shpatë shokun e tij.

Ricardo Medina, sot 36 vjeç, u bë i famshëm në fillim të viteve 2000 me rolin e “Red Ranger” në “Power Rangers Wild Force” dhe më vonë atë të Deker në “Power Rangers Samurai”.

Policia thotë se Medina dyshohet se ka vrarë mikun e tij Joshua Sutter pas një debati që kanë patur në banesën e aktorit.

Medina për t’iu shmangur zënkës është futur në dhomën e gjumit së bashku me të dashurën e tij, por Sutter ka hedhur në tokë derën dhe është futur me forcë. Në këtë moment 36-vjeçari ka marrë një shpatë, që mbante në dhomën e gjumit dhe e ka goditur atë në stomak.

Pas kësaj aktori ka njoftuar policinë dhe ka pritur në vendin e ngjarjes mbërritjen e saj dhe të ambulancës.

Top Channel