Belgjikë, donte të takonte kreun e PE, arrestohet dhe i gjenden armë dhe sharrë elektrike

02/02/2015 00:00

Policia belge ka arrestuar një shtetas sllovak të veshur me kamuflazh, pasi i gjeti një armë dhe një sharrë elektrike në mjetin e tij, vetëm pak pasi qindra persona u evakuuan nga zonat përreth Parlamentit Europian.

I dyshuari, i identifikuar vetëm nga kombësia e tij dhe i lindur në vitin 1982, thuhet se po vepronte në mënyrë të dyshimtë dhe pas arrestimit i kishte bërë të ditur oficerëve të policisë se dëshironte të takohej me presidentin e PE-së, thonë prokurorët.

Policia rrethoi momentalisht zonën përreth makinës së parkuar të sllovakut, deri sa u siguruan që nuk kishte asnjë eksploziv të vendosur. Ajo që ata gjetën ata ishte vetëm një sharrë elektrike dhe një armë.

Sllovaku përballet me akuzat e “kërcënimit për sulm”, “posedimin e një arme të jashtëligjshme” dhe “posedimin e paautorizuar të një arme zjarri, e cila kërkon licencë përdorimi”. Por, një gjykatë do të përcaktojë më saktë të martën, nëse ai do të vihet përpara këtyre akuzave apo jo.

Rreth 500 persona nga katër ndërtesa përreth Parlamentit Europian, në qendër të Brukselit, u evakuuan si masë paraprake, ndërkohë që një skuadër zbulimi eksplozivësh u thirr me urgjencë në vendngjarje, për të kërkuar brenda dhe jashtë mjetit.

Policia nuk gjeti asnjë eksploziv, sipas zyrës së prokurorit publik. Oficerët u vunë në dijeni të mjetit, vetëm pasi arrestuan personin që sillej çuditshëm pranë Parlamentit të qytetit, më herët gjatë mëngjesit të së hënës.

I dyshuari, i cili nuk shfaqi asnjë shenjë agresioni përgjatë gjithë kohës, refuzoi të shpjegonte sjelljen e tij ndaj oficerëve të policisë. Por, ai tha se “dëshironte të takohej me presidentin e parlamentit”, thuhet në deklaratën e zyrës së Prokurorisë.

Policia dha sinjalin për rifillimin normal të jetës vetëm pak përpara orës 13 të mesditës, ndërkohë që është stafi i PE-së u rikthye në zyrat e veta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel