Ushtria ndan ushqime e veshmbathje për banorët e evakuuar në Fier dhe Vlorë

02/02/2015 00:00

Pas kërkesës së Prefekturave Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Fier, si dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura janë angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura.

Ushtria aktualisht është e pranishme me trupa dhe automjete transporti në fshatin Novoselë, thotë zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë që, përveç shpërndarjes me ndihma ushqimore ndaj popullsisë, ushtria ka evakuuar 15 persona në fshatin Poro të Vlorës dhe disa të tjerë në Fitore e Novoselë.

Deklarohet se gjithsej janë evakuuar 222 persona dhe disa mjete civile nga Forcat e Armatosura. Gjithashtu thuhet se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mbi 250 ushtarë në terren dhe me 30 mjete transporti, si dhe mjete të tila si motobarka e gomone.

Top Channel