Berat, grabitet dyqani i një kompanie celulare në qendër të qytetit

02/02/2015 00:00

Një dyqan i një kompanie telefonike celulare ka rënë preh e grabitjes mbrëmjen e së hënës në qytetin e Beratit, ndërkohë që policia nisi hetimet për të zbuluar autorin.

Punonjësja e dyqanit mësohet se ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi ishte grabitur nga një person për të cilin policia mësohet se nisi menjëherë hetimet për identifikimin e tij, duke përdorur kamerat e sigurisë së dyqanit.

Autori mësohet se ka shkuar pranë dyqanit për të bërë një rimbushje dhe nën pretendimin se nuk i kishte kaluar shuma e lekëve në celular ka nisur të debatojë me punonjësen dhe në diskutim e sipër ka grabitur arkën dhe është larguar me shpejtësi.

Personi i akuzuar mësohet se e ka pasur si qëllim të hutojë punonjësen e dyqanit dhe nën debat ka future duart pranë arkës dhe ka grabitur lekët që ndodheshin në të dhe është larguar me shpejtësi.

Grupi i ekspertëve që mbërritën në vendin e ngjarjes, në qendër të qytetit bllokuan menjëherë pamjet e kamerave të sigurisë së dyqanit dhe po punojnë për identifikimin e autorit.

Top Channel