Emergjenca në vend, ja akset rrugore që janë bllokuar

03/02/2015 00:00

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, disa akse rrugore janë bllokuar nga përmbytjet dhe nga rrëshqitjet e tokës. Dashamir Xhika, drejtor i përgjithshëm i rrugëve ka dhënë detaje lidhur me situatën aktuale.

“Rruga Banjë-Gramsh është e bllokuar për arsye se ujërat e lumit Devoll kanë dalë mbi rrugë. Për shkak të rrëshqitjes së dherave është bllokuar rruga Elbasan Gjinar. Gjithashtu edhe rruga Bajram Curri-Lekbibaj është e bllokuar për shkak të shkarje të madhe të tokës, ku po punohet për të zhbllokuar sa më parë atë. Akset e tjera janë lehtësisht të kalueshme”, tha Dashamir Xhika, drejtor i përgjithshëm i rrugëve.

Pavarësisht rinisjes së reshjeve të dëborës, Xhika shprehet se “Rruga e Kombit” nuk paraqet asnjë lloj problematike.

“Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës janë duke punuar, duke bërë kriposjen e rrugës dhe nuk do të ketë asnjë lloj problemi edhe në orët në vazhdim”, përfundon drejtori i përgjithshëm i rrugëve.

Top Channel