Vajza e Whitney Houston në gjendje të rëndë, u gjet pa ndjenja

03/02/2015 00:00

Vajza e këngëtares së ndjerë Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown është duke ‘luftuar për jetën’ pasi u gjet pa ndjenja dy ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga familja e 21 vjeçares.

Brown është gjetur pa ndjenja nga i fejuari Nick Gordon në shtëpinë e saj në Atlanta. 21-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital ditën e shtunë.

Spitali nuk e ka komentuar gjendjen e Brown, por familja e saj ka thënë se po i qëndrojnë pranë në një moment tejet të vështirë. “Bobbi Kristina është duke ‘luftuar për jetën’ e saj”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga familja, ku i kërkohej mediave të respektojnë të drejtën e jetës private.  

Të hënën, policia tha se ishte thirrur në shtëpinë e saj në periferi të Atlantas. Një prej zyrtarëve të policisë ka thënë se nuk është gjetur ndonjë drogë apo medikamente të tjerë në shtëpi.

Nëna e Bobby, këngëtarja e njohur, Whitney Houston u gjet e vdekur në vaskën e banjës tre vjet më parë.

Top Channel