Rrezikohet hidrovori i Akernisë, mëngjesi i parë pas vërshimit të ujrave

03/02/2015 00:00

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet në komunën Novoselë, ku mungon edhe energjia elektrike. Gjithashtu, sipas korrespondentit të Top Channel, Thimi Samarxhi, rrezikohet të çahet argjinatura në hidrovorin e Akernisë dhe po merren masa për parandalimin e çarjes.

Një pjesë e madhe e banorëve kanë shkuar te të afërmit nga frika pasi i druhen një vërshimi tjetër të Vjosës. Mund të jenë rreth 100 familje që nuk janë larguar ende. Ata që kanë shtëpinë në kat të parë, kanë shkuar te fqinjët në katet më të larta.

Fatmirësisht, deri tani nuk është raportuar asnjë emergjencë mjekësore.

Top Channel