Bashkëpunimi Adele-Phil Collins

03/02/2015 00:00

Adele do të bashkëpunojë me Phil Collins për albumin e saj të ri. 26-vjeçarja dhe 64-vjeçari kishin nisur të punonin për një këngë në fund të vitit 2013, por ishte Adele ajo që e la punën në mes.

Collins deklaronte: “Ajo të rrëshket si peshk. Më kërkoi të shkruaja disa tekste dhe më dha një pjesë muzikore që ta përfundoja. Nuk e mora vesh se çfarë ndodhi pasi nuk më kontaktoi më.”

Burime për ‘Daily Mirror’ thonë se Phil Collins ka nisur të punojë sërish për materiale që Adele do i përdorë në albumin e saj të ri. Këngëtarja britanike duket se nuk kishte kontaktuar më me artistin veteran për faktin e thjeshtë se kishte shtyrë punën për disa kohë.

Top Channel