Dibër, rinisin reshjet e borës, ngrica në rrugë

03/02/2015 00:00

Ulja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme në minus -7 gradë në rrethin e
Bulqizës është shoqëruar me erë të fortë dhe reshje dëbore përgjate
natës, duke krijuar vështirësi në aksin rrugor Bulqize-Peshkopi dhe
Bulqize-Mat, pasi në shumë vende ka pasur dëbore dhe akull. rrugë
nacionale dhe rurale në Peshkopi, Bulqizë dhe Mat.

Probleme ka pasur dhe gjate paradites së martë për shkak te pranise se akullit ne rruge ne aksin Bulqize-Peshkopi dhe Bulqize-Mat.

Me veshtirësi  kalohet  Bulqize-Kraste prej pranise se akullit. Gjithashtu nje situate e veshtire prej pranise se akullit ne rruge  ka dhe aksi rrugor Qafe e Buallit qe te çon per tek minjerat e  zones D  ku punojne minatoret ku pervec akullit ne rruge  eshte edhe terren i veshtire.Gjithashtu probleme ka pasur ne shume rruge te komunave si Lure,Kala e Dodes,Sloove,Selishte ne rrehtin e Dibres ku levizja ne keto komuna kryhet vetem me zinxhir dhe me shume veshtersi.

Probleme ne levizje ka pasur Ura e Çerenecit-Librazhd,po ashtu dhe ne komunat Ostren, Trebisht, Zerqan, Martanesh,Fushe-Bulqize te rrethit Bulqize ku levizja behet vetem me zinxhire.Probleme ne levizje ka pasur dhe ne komunat e rrethit te Matit sidomos ne komunat Macukell, Xiber.Nderkohe situata eshte mbajtur nenkontroll nga ana e bore pastrueseve dhe eshte bere dhe hedhja e skorjes dhe kripes ne rruge.Sipas policise ne qarkun e Dibres nuk ka pasur komuna te bllokuar dhe rruge edhe pse ka pasur reshje pergjate nates.

Top Channel