Nata e parë pas përmbytjes, banorët rikthehen në shtëpitë e dëmtuara nga uji

03/02/2015 00:00

Pjesa më e madhe e banorëve të zonave të përmbytura në mbrëmje janë
rikthyer sërish pranë shtëpive edhe pse gjendja atje është ende shumë e
rende. Mbrëmjen e të hënës niveli i ujit u ul ndjeshem.

Shtepia e Bashkim Zenunit, ndodhet pranë lumit Vjosa dhe kryefamiljari ishte ne djeni te permbytjes qe do ndodhte sepse siç thote edhe vete ishte lajmeruar, por nuk u largua nga banesa.

Ujrat jane terhequr por kane lene pas shkaterrim. Megjithate bashkimi eshte rikthyer ne banese me gjithe familjen, ai kujdeset edhe per nenen e tij 90 vjecare te cilen e ka rikthyer ne banese. Disa batanije qe kane shpetuar pa u lagur nga ujrat e lumit jane e vetmja mundesi per te kaluar naten pas permbytjes. Pas largimit te ujit do te duhen shume kohe qe kjo familje te rimarre veten.

“Nuk di a do të mundem të riblej gjithcka kisha. Situata ime ekonomike është e rrënuar, nuk e di si do të jetë e ardhmja ime’, thotë Zeneli.

E gjithe zona e permbytur eshte pa energji elektrike, me pak mundesi furnizimi me uje te paster dhe ushqime edhe ne pranine e qindra bagetive te ngordhura te shperndara gjithandej.

Top Channel