Seks në tualetin e pub-it, çifti nudo tërhiqet zvarrë nga policia

03/02/2015 00:00

Një çift i cili u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në tualetin e një pub-i anglez është spërkatur me spraj në sy nga policia dhe është tërhequr zvarrë jashtë tualetit pasi refuzuan të ndalonin atë që po bënin.

Stafi i barit lajmëroi policinë kur një 30-vjeçar dhe një 23-vjeçare po bënin zhurmë në tualetin e femrave. Kur erdhën policët, çifti refuzoi të dilte. Duke parë këtë situatë, policët hynë me forcë në tualet duke marrë situatën në dorë.

Një dëshmitar tha për ‘The Sun’: “Burri u çmend fare. Po godiste me shkelma dhe grushta policët derisa i hodhën spraj në sy dhe e tërhoqën zvarrë krejtësisht nudo. Edhe femra u tregua e dhunshme e për këtë arsye u trajtua njësoj.”

Top Channel