Jabllanoviç, pritet largimi nga Qeveria

03/02/2015 00:00

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq pritet që gjatë ditës të largohet nga Qeveria e Kosovës.

Burime të Top Channel brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Lista Serbe dhe partnerët e koalicionit PDK-LDK janë duke diskutuar formën e largimit të Jabllanoviçit. Ministri serb që ka fyer shqiptarët përmes një deklarate ka para vetes dy opsione, ose të japë vetë dorëheqje, ose ta shkarkojë kryeministri Isa Mustafa.

I njëjti burim qeveritar ka thënë se Lista Serbe është pajtuar tashmë për largimin e Jabllaniviçit dhe se kjo nuk do të ndikojë në raportet brenda koalicionit. Jabllanoviç pritet të zëvendësohet nga një përfaqësues tjetër i Listës Serbe. Largimin e Jabllanoviç prej disa javesh po e kërkojnë edhe përmes protestave Lëvizja Vetëvendosje, nënat e personave të zhdukur në Kosovë si dhe partitë tjera opozitare.

Top Channel