F1, Ferrari dominon edhe ditën e tretë të testimeve

03/02/2015 00:00

Ferrari vazhdon të dominojë testimet e Formulës 1 që po zhvillohen në pistën spanjolle të Heresit. Pasi Sebastian Vettel regjistroi kohët më të shpejta në dy ditët e para, edhe në ditën e tretë “Kokëkuqja” me finlandezin Kimi Raikkonen në timon i lë pas të gjithë.

Në një pistë të lagur, Raikkonen shënoi kohën 1’24″357, duke lënë pas Nico Rosberg (Mercedes) dhe Carlos Sainz Jr (Toro Rosso).

Në pistë zbriti edhe Fernando Alonso me McLaren-Honda. Spanjolli realizoi 32 xhiro duke treguar kështu se skuderia britanike i zgjidhi më në fund problemet me motorin që shfaqi në dy ditët e para të testimeve.

Top Channel