Mësuesit denoncojnë drejtoreshën, shkarkohet

03/02/2015 00:00

Platforma antikorrupsion duket se po jep frytet e saj të para. Sot
Kryeministri bëri me dije se një grup mësuesish në shkollën “Dhora
Leka”, në Tiranë kanë denoncuar drejtoren e këtij institucion.

Pas verifikimeve, ajo është larguar nga detyra me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Kryeministri Rama falënderoi mësuesit për denoncimin.

Gjithashtu ai nxit qytetarët që të vazhdojnë denoncimet në ato raste ku përballen me korrupsionin dhe avazi i PD-së kundër kësaj platforme është një arsye me shumë për ta luftuar.

“Faleminderit mësuesve të shkollës ‘Dhora Leka’, që  dje denoncuan drejtoren! Sot ministrja Nikolla bëri verifikimin në vend dhe e largoi atë nga detyra! Kush do të luftojë kundër korrupsionit, abuzimit të çdo lloji apo sjelljes së keqe të zyrtareve, na ka në krah. Mjafton kurajoja për denoncim! Avazi i PD kundër Platformës Kombëtare Antikorrupsion online, 1 arsye më shumë për ta përdorur celularin si armë kundër korrupsionit. Kurajo!”, shkruan Rama në rrjetin sociale Facebook.

Top Channel