27-vjeçarja që nuhat prezencën e fantazmave

03/02/2015 00:00

Shfaqja e fantazmave (të paktën nëpër filma dhe libra) ndodh në rrugë dhe forma të ndryshme, por për Laura Dickson paraprihet gjithmonë nga një aromë e fortë peshku.

27-vjeçarja nga Kent i Shteteve të Bashkuara pretendon se është në gjendje të nuhasë praninë e një fantazme a shpirti afër saj. Ajo thotë se gjithmonë kjo prezencë paralajmëron diçka të keqe.

“Era e peshkut shfaqet gjithmonë para se diçka e keqe të ndodhë. Kështu më ka ndodhur që e vogël. Mbaj mend njëherë kur ndjeva këtë erë dhe më pas trokiti mamaja për të më thënë që një i afërm ishte shtruar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë”, thotë ajo.

Laura shfrytëzon ‘dhuntinë’ me pasionin që ka për fotografinë dhe gjithmonë shkon nëpër ndërtesa të vjetra dhe të braktisura për të shkrepur imazhe.

Në janar të vitit të kaluar ajo u ndal për të fotografuar dy kisha të vjetra në Borden në Ken, kur vuri re diçka të dyshimtë.

“Në njërën prej fotografive një fantazmë qendronte në një prej dritareve të kishës. Nxitova për në shtëpi dhe pasi hodha imazhet në kompjuterin tim i zmadhova ato. Vura re që fantazma ngjasonte me një murg. Kërkova nëpër internet dhe zbulova që kisha ishte ndërtuar prej murgjëve qindra vite më parë”, rrëfen ajo.

Laura është bërë e famshme menjëherë në vendlindjen e saj pas një shkrimi në një gazetë lokale. Megjithatë shkrimi u pasua me dyshimet nga një pjesë e madhe e lexuesve që thonin se bëhej fjalë për një reflektim drite.

“Njerëzit thonë që është reflektim drite, por unë jam e sigurtë që është një fantazmë e vërtetë që më bën akoma më të vendosur të vazhdoj punën për të kapur të tjera me kamerën time. Mendoj që mund të më quani një gjahtare fantazmash”, thotë ajo.

Top Channel