Ekipet e polumbarëve të Forcave të Armatosura kanë ndihmuar Operatorin e
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të kthyer energjinë në disa
zona të goditura nga përmbytjet.

Polumbarët kanë kryer një operacion për të rikuperuar një kabëll elektrik mbi Vjosë, operacion me rrezikshmëri të lartë, për shkak të rrjedhjes së fortë dhe sasisë së madhe të ujit.

“Ne jemi në ndihmë të popullsisë së përmbytur dhe po punohet për vënien në gadishmëri të linjë ssë tensionit të mesëm, pasi kablli që ishte mbi Vjosë ishte dëmtuar. Po punohet për heqjen e mbeturinave që pengojnë furnizimin e zonës me energji elektrike”, tha Ardian Bali, komandant i Batalionit të Mbështetjes Rajonale.

Top Channel