Bashkia: Rehabilitimi “zbuti” Lumin Tirana

03/02/2015 00:00

Edhe pse ka pasur shira të rrëmbyeshëm, për herë të parë Lumi Tirana nuk
ka vërshuar përtej shtratit të tij, për të përmbytur qindra shtëpi
përreth.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Enno Bozdo ka qene projekti i nisur nga Bashkia e Tiranes për rehabilimin e lumit që shpëtoi nga përmbytjet këta banorë.

“Konstatojmë me shumë kënaqësi që për shkak të punimeve të kryera, që në fakt janë vetëm gjysma e punimeve, për herë të këtë vit ne nuk do të kemi përmbytje të qindra shtëpive, siç ka ndodhur zakonisht me lumin e Tiranës kur dilte nga shtrati. Kjo është në saj të projektit dhe punës së bërë nga Bashkia e Tiranës, bashkë me kompaninë përkatëse, e cila deri më sot ka investuar 7 milionë euro nga paratë e veta për të ngritur argjinaturat, për të bërë mbrojtjen e parë dhe më pas mbrojtjen e dytë për të shmangur një katastrofë njerëzore”, tha Bozdo.

Nënkryetari thotë se projekti tanime ka mbetur ne mes dhe se firmat e kontraktuara kane nderprere punen, si per zgjatimin e bulevardit, ashtu dhe per rehabilitimin e Lumit Tirana.

“Puna e kompanisë dhe ky projekt i madh i Bashkisë së Tiranës, ashtu si edhe projekti i Bulevardit është lënë përgjysmë, kjo sepse ministri i Financave, me urdhërin politik që ka marrë për të bllokuar Bashkinë e Tiranës në çdo projekt dhe në çdo mënyrë, ende nuk ka depozituar firmat pranë Fondit Abu Dhabi, në mënyrë që të bëhet shlyerja dhe pagesa e punimeve. Firma përkatëse këtu, por edhe ajo kompani që punon tek bulevardi i Tiranës kanë lënë punën e tyre përgjysmë, duke lënë pa punë 2 mijë punëtorë, ose ndryshe 2 mijë familje shqiptare”, tha Bozdo.
 
Nenkryetari i Bashkise i kerkon Prokurorise te pershpejtoje procedurat per kallezimin penal te bere ndaj ministrit Shkelqim Cani, i cili sipas Bozdos, duke zbatuar urdhra politike ka penguar projekte te rëndësishme ne dobi te qytetarëve të kryeqytetit.

Top Channel