Policia shkencore, nevojitet forcimi i kapaciteteve

03/02/2015 00:00

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbledhur një tryezë të rrumbullakët mbi forcimin e kapaciteteve të policisë shkencore në luftën kundër krimit.

I pranishëm në panel Drejtori i Antikorrupsionit dhe Task Forcës në Prokurorinë e Përgjithshme, Kosta Beluri theksoi nevojën e mbështetjes me pajisje teknologjie të kësaj drejtorie pasi të paktën 2 raste në hetim po zvarriten si pasojë e mungesës së mjeteve për të kryer ekspertizat përkatëse.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi pranoi se kjo strukturë e uniformave blu ka nevojë për një mbështetje më të madhe qoftë me fonde, por edhe me burime njerëzore.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit si ICITAP dhe PAMECA, të cilët gjithashtu kërkuan një mbështetje më të madhe për policinë shkencore.

Top Channel