Rama në Lushnje, inspekton punimet e sheshit qendror

03/02/2015 00:00

Vijimi i punimeve për transformimin e sheshit qendror në qytetin e Lushnjës, për të arritur standardet e qyteteve europiane, është inspektuar nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Saimir Tahiri dhe kryetari i Bashkisë, Fatos Tushe.

Projekti parashikon rikualifikimin urban të qendrës, që do të harmonizojë zonën këmbësore me njësitë tregtare, të rikonceptuara në funksion të rigjallërimit të sheshit, sipërfaqeve të gjelbërta dhe unifikimit të fasadave.

Me përfundimin e projektit, 18 mijë metra katrorë sipërfaqja e sheshit qendror dhe 1.060 metra rrugë, aktualisht në gjendje të amortizuar, do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Top Channel