Serveri i Tatimeve, komisioni hetimor mban mbledhjen e dytë

03/02/2015 00:00

Komisioni i ngritur për hetimin parlamentar të ndërhyrjes në sistemin elektronik tatimor zhvilloi mbledhjen e dytë, gjatë së cilës anëtarët miratuan rregulloren e veprimit.

Pika më e rëndësishme e axhendës, ajo e vlerësimit të të dhënave që përbëjnë plan paraprak hetimi, u shty me kërkesë të maxhorancës.

Nënkryetari i këtij komisioni, Blendi Klosi tha se koha në dispozicion për t’u njohur me planin e hetimit ishte e pamjaftueshme për anëtarët e maxhorancës.

Komisioni hetimor synon kontrollin e zbatimit të legjislacionit për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore.

Ky komision, bashkë me atë për ligjshmërinë në emërimet në administratën shtetërore, ishin kusht i vendosur nga opozita për thyerjen e bojkotit parlamentar.

Top Channel