57% e kontigjentit kriminal, nga një e kaluar abuzive dhe e dhunshme

03/02/2015 00:00

Një analizë e fundit e bërë nga grupi për Sigurinë ndaj Armëve “Everytown”, ka nxjerrë në pah rezultate tepër të rëndësishme mbi personat e lidhur me vrasjet masive në SHBA, kriminalitetin dhe terrorizmin, të cilët në shumicën e rasteve vijnë nga një e kaluar abuzive me dhunë.

Rreth 57% e kontigjentëve kriminalë, apo e personave që zgjedhin të kryejnë vrasje masive, apo edhe të luftojnë krah grupeve të ndryshme terroriste, me shumë gjasë vijnë nga një histori e dhunshme në familjet e tyre.

Hulumtimi për 110 vrasje masive të kryera nga janari 2009 deri në korrik 2014 e të ndjekura nga FBI, tregon se dhuna është sjellje e mësuar. Këta kontigjentë kriminalë janë rritur në një ambient abuziv që fëmijë, gjë të cilën e kanë reflektuar më vonë, duke ushtruar forcë fillimisht te motrat, nënat dhe më pas te partneret. Pra, shtëpia deri diku kthehet në një terren trajnues për perspektivën kriminale të mëvonshme të tyre.

Studimi shton se është e nevojshme që krimi të luftohet që në gjenezën e tij, duke garantuar fillimisht sigurinë e grave, si edhe duke dënuar akoma më tepër familjet, të cilat kanë një armë të paligjshme në strehën e tyre. Një tjetër përfundim i kësaj analize është se persona të tillë që kryejnë vrasje masive, ndryshe nga ata që mund të vrasin me armë, janë më të mëdhenj në moshë dhe shpesh kanë edhe fëmijë.

“Everytown” përfundon analizën, duke thënë se deri në momentin që gratë nuk janë të sigurta brenda shtëpisë, askush nuk do të jetë i sigurt jashtë këtyre mureve, pasi familjet e shëndosha dhe demokratike janë çelësi për të siguruar komunitete të sigurta dhe demokratike.

Top Channel