Nju Jork, treni i pasagjerëve përplaset me një makinë, 7 të vdekur, 12 të plagosur

04/02/2015 00:00

Përplasja e një treni të periferisë së Nju Jorkut me një makinë ka marrë 7 jetë njerëzish e ka plagosur 12 të tjerë. 6 nga viktimat ishin pasagjerë të trenit dhe tjetri është drejtuesja e automjetit “Jeep Cherokee”.

Pas goditjes, makina dhe vagoni i parë janë përfshirë nga flakët. Pak mundësi manovrimi kanë pasur makinistët e trenit me 800 pasagjerë në bord: ngjarja ndodhi në mbrëmje dhe automjeti kishte mbetur në binarë, i goditur prej traut paralajmërues të mbërritjes së trenit.

Shoferja kishte dalë të shihte dëmin që i ishte kryer në makinë, me shpresën ta largonte prej andej, por nuk ia doli dot. Treni e mori përpara automjetin për më shumë se 120 metra.

Top Channel