Përmbytjet në Urën Vajgurore, banorët të mos kthehen në shtëpi deri në fundjavë

04/02/2015 00:00

Gjatë orëve të para të ditës së martë, edhe në Bashkinë e Urës Vajgurore, në Qarkun e Beratit, ka patur përmbytje, ku 65 banesa janë izoluar nga uji.

Pjesa më e madhe e tyre janë të vendosura në lagjen “18 tetori” të këtij qyteti, përgjatë rrjedhës së lumit Osum.

Siç raportohet nga vendngjarja, për momentin uji është larguar në disa zona, por balta është ende prezente. Banorët e larguar pas vërshimit të ujrave janë rikthyer sërish.

Ndërsa gazetari ynë Thimi Samarxhi, ka raportuar gjatë së martës se Shtabi i Emergjencave Civile u ka bërë thirrje banorëve që të mos kthehen në banesa deri në fund të javës, por disa prej tyre janë kthyer gjatë orëve të para të së martës.

Top Channel