“Pax Albanica” prezantohet përpara auditorit të “Ismail Qemalit”

04/02/2015 00:00

Është prezantuar në auditorin e Universitetit “Ismail Qemali” për studentët, libri “Pax Albanica” i autorit Mustafa Nano.

“Pax Albanica” është libri i fundit i Mustafa Nanos, dalja në treg e të cilit është njoftuar këto ditë. Ashtu si për punimin e mëparshëm “Unë jam geg”, ku autori thekson kredon e tij se gjërat duhen thënë dhe jo të lihen në heshtje, Nano eksploron në këtë vepër, përmes referencave dhe një bibliografie të pasur, harmoninë fetare shqiptare, por jo vetëm, edhe momentet e tensioneve fetare në vend dhe arsyet e tyre.

E trajtuar me delikatesë nga ana e shkrimtarit Nano, argumenti i fesë pasqyron edhe situatën aktuale. Autori tregon edhe mesazhin kryesor, që përcjell kjo vepër. Ndërkohë, rektori i Universitetit “I. Qemali”, Albert Qari, ka vlerësuar këtë vepër përpara auditorit të universitetit, i cili ishte mbushur plot me studentë.

Po ashtu dhe drejtori i Turizmit në Bashkinë e Vlorës, Ilir Metaj, ka bërë një përmbledhje të këtij libri, në veçantinë dhe mënyrën e të shkruajturit.

Top Channel