Britani, 1 në 2 persona do të preken nga kanceri

04/02/2015 00:00

Një në dy persona në Britaninë e Madhe, në një pikë të jetës do të diagnostikohen me kancer.

Pohimin tronditës e bëjnë shkencëtarët e Qendrës Kërkimore të Kancerit në Britani, të mbështetur në një metodë të re përllogaritjesh, që zëvendëson parashikimet e mëparshme për një në tre prekje nga sëmundja vdekjeprurëse.

Në arsyetimin e ekspertëve, pritshmëria sot për rritje të jetëgjatësisë nënkupton edhe më shumë gjasa për t’u bërë pre e kësaj sëmundjeje.

Lajmi i mirë, sipas tyre, është se shifrat e mbijetesës prej kancerit janë në rritje. Përmirësimi i mënyrës së jetesës, sipas qendrës në fjalë, duke nisur nga lënia e duhanit apo dhe rënia në peshë, do të kishin impakt shumë të madh.

Top Channel