Izolohen banorët në Dropull, dëmtohet rëndë ura

04/02/2015 00:00

Banorët e Dropullit të Sipërm thonë se kanë pësuar dëme të mëdha në
ekonomitë e tyre në infrastrukturë dhe bisnese pas reshjeve të ditëve të
fundit.

Në Vrisera ekipi lokal i elektricistëve po punon për të rivendosur shtyllat e rrëzuara dhe për të rikthyer energjinë pas 6 ditësh në dy fshatrat Dritë dhe Kakavije. Lumi i Sotirës i dalë nga shtrati reflekton dëmet në ekonomitë e banorëve në të gjithë zonën e Dropullit të Sipërm.

Në fshatin Likomil kjo urë që u bë e pakalueshme për mjetet dhe e rrezikshme për këmbësorët pas reshjeve të ditëve të fundit ka sjellë dëme të konsiderueshme për banorët.

Disa qindra banorë të tjerë rezultojnë të izoluar në pjesën më malore të kësaj komune pas shembjes së rrugës që drejtohet për në Selo. Sipas kreut të këtij fshati banorët janë izoluar atje pa ndihmë mjekësore, pa mundësi për të shkuar në shkollë pa ushqime dhe pa ujë.

Kreu i komunës së Dropullit të Sipërm thotë se dëmet e shkaktuara pas reshjeve tejkalojnë disa herë buxhetin minimal të komunës. Situata sipas banorëve është më e rënda e konstatuar që prej vitit 1963.

Top Channel