Scherzinger-Hamilton, ndarja e katërt

04/02/2015 00:00

Nicole Scherzinger është ndarë për të katërtën herë nga Lewis Hamilton. Këngëtarja e njohur 36-vjeçare bën të ditur se fatet e saj nuk mund të qëndrojnë të lidhura me ato të kampionit të Formula 1, 30 vjeç, për shkak të presionit të ushtruar nga lidhja e tyre në distancë.

Megjithatë, ajo është shfaqur “zemërthyer dhe e shkatërruar”, në momentin kur i ka dhënë fund romancës 7-vjeçare të çiftit, për të disatën herë.

Një burim pranë saj ka bërë të ditur për “Mail Online” se ky ishte një vendim i marrë me mirëkuptimin e të dyve, për shkak të distancës së largët që i ndan ata për periudha shumë të gjata kohe.

“Ata thuajse e shpenzojnë kohën e tyre më shumë të ndarë sesa bashkë, kjo për shkak se jetojnë në vende të ndryshme përgjatë gjithë kohës. Nicole është zemërthyer dhe e shkatërruar”.

Aktualisht, Nicole ka si rezidencë kryesore Los Angeles-in, ndërsa Lewis jeton më së shumti në Monako. Që prej ndarjes së fundit, Nicole është mbështetur nga familja e saj, me mamanë dhe gjyshen e moshuar që kanë fluturuar nga Hawaii drejt Londrës, për t’i qëndruar pranë në këtë kohë të vështirë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel