Ratajkowski shfaq linjat e saj për markën italiane

04/02/2015 00:00

Ajo është bërë e famshme për fizikun e saj mahnitës, gjë që e shfaqi për herë të parë edhe në klipin “Blurred Lines”, por Emily Ratajkowski nuk lë asnjë mundësi t’i shpëtojë prej duarve për të treguar sërish format e saj.

Këtë herë, modelja 23-vjeçare ka nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrore gjatë një publiciteti për markën italiane të të brendshmeve, Yamamay. E lindur Britani, por me nënshtetësi amerikane, modelja prezanton linjën përmes një klipi me “slow-motion” (lëvizje të ngadalësuara), të titulluar “Yamamay Saint Valentine’s Day”.

Emily u prezantua për herë të parë përpara modës së modelingut, përmes videoklipit të Robin Thicke, TI dhe Pharrell, dhe që nga ai moment tërhoqi vëmendjen, ashtu sikurse tërhoqi edhe një lumë kritikash për shkak se shfaqej nudo.

Por, këngëtarja bën të ditur se ajo video i dha asaj mundësinë dhe platformën e nevojshme për ta bërë mendjen e saj të flasë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel