Qeveria: Të vazhdojë gatishmëria për përmbytjet   

04/02/2015 00:00

Situata e rënduar nga përmbytjet ka zënë pjesën më të madhe të
diskutimeve mesditën e të mërkurës gjatë mbledhjes së përjavshme të
Këshillit të Ministrave.

Top Channel  ka mësuar se në përfundim të rendit të ditës me vendimet e Qeverisë, kryeministri Edi Rama është ndalur në dy çështje që i ka cilësuar themelore.

Situatën e shkaktuar nga përmbytjet, për të cilën Kryeministri pasi është informuar nga Ministrat Tahiri, Panariti, Kodheli dhe Haxhinasto mbi masat e marra, ka kerkuar që gatishmeria të vazhdojë, të jetë maksimale dhe të gjitha strukturat shtetërore të qëndrojnë në krye të detyrës në terren, duke iu gjendur pranë çdo personi në nevojë.

Rama: Ministrat, raport të përjavshëm për reagimin ndaj denoncimit të qytetarëve

Nga ana tjeter, Kryeministri Rama u ka tërhequr vemendjen ministrave edhe për platformen e faqes unike antikorrupsion, të prezantuar nga vetë ai dy dite më parë.

Kryeministri ka kërkuar angazhim të plotë nga cdo ministër, jo vetëm për të identifikuar rastet e denoncimit të qytetarëve, por edhe për tiu pergjigjur shqetesimeve të tyre në mënyrë të menjëhershme.

Kryeministri Rama i ka kërkuar cdo ministri një raportim të perjavshëm në mbledhjen e këshillit të ministrave, mbi cështjet e denoncuara nga qytetarët dhe hapat e ndërmarra nga institucionet pergjegjese për cdo denoncim që mbërrin në portalin stopkorrupsionit.al.

Top Channel