Bayern, parakontratë me Khedira-n

04/02/2015 00:00

Pasi bleu Xabi Alonson verën e kaluar, Bayern Munchen duket se do të marrë shërbimet e një tjetër lojtari të Realit të Madridit.

‘Daily Express’ shkruan se Sami Khedira ka një parakontratë me klubin bavarez dhe do të transferohet në Gjermani në fund të këtij sezoni, atëherë kur i skadon kontrata me klubin madrilen.

Tabloidi britanik shton se mesfushori ka vendosur të luajë për Bayern duke refuzuar interesimin e shumë klubeve angleze të cilat kanë kërkuar shërbimet e tij.

Khedira vazhdon të qëndrojë në heshtje, por të gjithë brenda Realit e dinë se mesfushori i kombëtares gjermane do të largohet në fund të sezonit aktual.

Top Channel