Futet në kurs parukierie për t’i rregulluar flokët vajzës

04/02/2015 00:00

Për vete ka shmangur prej vitesh përkujdesjen për flokët duke zgjedhur që t’i mbajë ata shkurt fare, por me ardhjen në jetë të vajzës Izzy dhe divorcit me bashkëshorten, gjithçka ndryshoi.

Grek Wickherst, nga Kolorado i Shteteve të Bashkuara u fut në një kurs parukierie për të mësuar metodat kryesore të rregullimit të flokëve për t’i përdorur më pas këto njohuri me vajzën e tij.

Ai ka hapur një faqe në rrjetet sociale ku fansja e tij më e madhe është vetë vajza Izzy.

“Brenda pak kohësh mësova si të bëj një gërshet, një bisht e të tjera këto”, thotë ai.

Greg thotë se pjesa më e bukur e ditës është kur zgjon vajzën e tij dhe ajo ashtu përgjumësh mbështetet pas tij.

“Ajo dashuri, ajo ndjenjë, ai besim është e paçmueshme”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel