Dhunohen mjekët në QSUT, autorë persona të dehur

04/02/2015 00:00

Një mjeke është dhunuar këtë të mërkurë në ambientet e QSUT-së nga një
qytetar që kishte shkuar për të marrë shërbim shëndetësor në ambientet e
Urgjencës, ndërkohë që një ditë më parë është dhunuar një infermier.

Drejtoria e QSUT-së ka reaguar nepermjet nje njoftimi per media, ku denon aktin e shemtuar te dhunimit te mjekes dhe infermierit.

Duke u nisur dhe nga rasti i dhunimit të infermierit Gj.L. në ambientet e Urgjencës së QSUT një ditë më parë, ‘QSUT dëshiron t’u rikujtojë të gjithë qytetarëve se mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është në dispozicion të tyre, për t’u ofruar një shërbim mjekësor sa më cilësor, si dhe të mos bien pre e një fryme dashakeqe ndaj këtij personeli, frymë e cila e gjen shprehjen edhe në aktet e dhunshme si ai i djeshmi ndaj infermierit apo i sotmi ndaj mjekes, të dy teksa ushtronin detyrën e tyre’,  thuhet ne njoftimin per media.

‘Rritja e presionit ndaj perosnelit mjekesor nderkohe qe kryen detyren ne sherbim te pacienteve nuk eshte ne interes as te objeketivit tone dhe as te pacienteve qe vijne per te marre sherbim prane QSUT-së’, theksohet ne deklarete.Drejtoria e QSUT i kerkon organeve kompetente te hetojne rreth ketyre ngjarjeve te shemtuara, si dhe te marrin masa per ndeshkimin e autorëve qe ushtruan dhune ndaj personelit mjeksor.

Top Channel