Fermerët, apel për të shpëtuar bagëtitë

04/02/2015 00:00

Gjendja në fshatin Darzezë vijon të jetë e rënduar dhe duket se kostoja ekonomike dëmeve do të vazhdojë të thellohet.

Çobenjte qe kishin shkuar te kalonin dimrin me kopete e tyre ne ketozona jane ne kushtet e mbijeteses.’Situata është shumë e rëndë jam në Darzezë. Shiu po bie dhe niveli i ujit është rreth tre metër po na mbyten bagëtitë’, thotë Vaso Tërpollari, bari.

Tërpollari zotëron 360 krerë dhenë dhe gjendet në Darzezë që prej muajit dhjetor për të dimëruar bagëtitë. Ai thotë se ka kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar pasurinë e tij dhe se nuk ka pranuar të largohet pa to.

‘Kam marrë policinë në telefon, por policia mund të nxirrte vetëm njerëzit, por jo bagëtinë. Policia më nxorri me forcë, por unë u rifuta në zonë me gomone dhe shpëtova bagëtinë sa munda, por 65 krerë u mbytën”, thotë Tërpollari.

Një tjetër dëm i konsiderueshëm është ai në tokën të cilën Tërpollari thotë se e kishte marrë me qira duke paguar një shumë prej 7 milionë lekësh. Ai kërkon ndihmën e shtetit për të shpëtuar mallin e mbetur gjallë pas përmbytjes.  

Top Channel