Gjatë 24 orëve të fundit, në qarkun e Fierit ka mbizotëruar mot me vranësira dhe reshje me intensitet të ulët.

Policia e Fierit njofton se po vazhdojnë operacionet e evakuimit dhe shpëtimit të banorëve në zonat e përmbytura nga dalja e lumenjve nga shtrati.

Zonat e përmbytura janë komunat Levan dhe Dërmenas, ndërsa nën ujë janë rreth 3.500 hektarë tokë bujqësore. Deri tani janë të përmbytura 220 banesa dhe janë evakuuar 160 familje.

Për të përballuar situatën janë vënë në ndihmë të banorëve në terren 4 gomone. Deri tani ka dëme materiale në orendi shtëpiake, bagëti, shpendë dhe bazë ushqimore për bagëtitë. Për momentin nuk ka asnjë person te dëmtuar, ndërkohë që niveli i ujit është ne rënie të ngadaltë.

Policia ka marrë 143 thirje për ndihmë nga persona të ndryshëm dhe janë shpëtuar disa grupe barinjsh, dy çifte të moshuarish dhe me dhjetëra banorë të fshatrave Darzezë, Ferras, Rrethfik, Bishan, Shtyllas.

Top Channel